AlbanianSport.com 06.01.2017 16:55
ASNN – Një pjesëmarrje e vyer në drejtim të përfitimit të përvojës dhe të ekspozimit të lojtareve të reja kundrejt arenës ndërkombëtare. Kështu e ka cilësuar trajneri i Kombëtares së volejbollit të femrave, Altin Martiri, pjesëmarrjen e Shqipërisë në turneun ndërkombëtar të Luksemburgut, ku, vajzat kuqezi u renditën në vendin e dytë.
Shqipëria e volejbollit të femrave mori pjesë përgjatë ditëve të ndërrimit të viteve në turneun ndërkombëtar të Luksemburgut, ku, sipas trajnerin Altini Martiri, mund të shkohej më larg se vendi i dytë. Megjithatë, trajneri i vajzave kuqezi të rrjetës, mendon se pjesëmarrja në këtë turne vlejti shumë sa i përket përfitimit të përvojës
(Sinkronë Martiri)
Tanimë, Martiri e ka hedhur vështrimin drejt Ligës së Evropës. Në turneun ndërkombëtar të Luksemburgut, Shqipëria fitoi ndaj vendaseve dhe Lihtenshtejnit, por u mund nga Norvegjia, duke e mbyllur në vendin e dytë të renditjes, me 6 pikë, një më pak se nordiket.
Klikoni videon e mëposhtme për të parë kronikën e plotë me trajnerin e Kombëtares së volejbollit për femra.