AlbanianSport.com 06.01.2017 09:35
ASNN – Sikundër ishte bërë e ditur nga klubi i kuq, Xhevahir Sukaj doli të enjten në stërvitje me Partizanin.
Klubi kryeqytetas nuk e ka zyrtarizuar ende afrimin e tij, por gjithmonë është thënë se ai do të veshë fanellën e të kuqve në pjesën e dytë të kampionatit.
Sulmuesi i cili pjesën e parë të sezonit luajti në Malajzi, është stërvitur i diferencuar, pasi është duke u riaftësuar nga një dëmtim.
Xhevahir Sukaj ishte pjesë e Partizanit sezonin e kaluar ku shënoi 21 gola në kampionat.
Përveç tij, të kuqtë prezantuan të mërkurën edhe sulmuesin Methju Bonifejs, duke shtuar alternativat në këtë repart.
Nigeriani zhvilloi edhe seancën e parë. Partizani mbylli përgatitjet në Pezë-Helmës dhe do t’i vijojë në Antalia prej së premtes.
Në kampin stërvitor në Turqi janë lajmëruar edhe dy miqësore me vendasit e Fenerbahçes dhe dhe ekipin nga Azerbajxhani, Kabala