AlbanianSport.com 05.01.2017 22:05
ASNN – Në programin e trajnerit të Vllaznisë, Armando Cungu, për ditët e fazës përgatitore, janë edhe disa ndeshje miqësore, takime këto që në fakt janë projektuar për t’u zhvilluar me ekipet malazeze në Ulqin. Por në kushtet kur akoma nuk ka marrë asnjë konfirmim zyrtar për zhvendosjen e skuadrës në kampingun sportiv ulqinak, ai nuk mund të bëjë asgjë publike.
“Dëshira është e madhe, projektet janë të mëdha, por nuk e di kur ne akoma nuk kemi garanci se kur do të nisemi për në Ulqin, – ka thënë Cungu lidhur me këtë çështje. – Këto janë fatkeqësisht probleme organizative, që nuk më takojnë mua si trajner. Realisht një trajner bën planin e punës të vetin, patjetër që janë të planifikuar edhe miqësoret gjatë fazës përgatitore.”
“Por në kushtet kur nuk e dimë ende se kur do të shkojmë në Ulqin, atëherë nuk është diskutuar për miqësoret. Shpresojmë që kur të shkojmë atje t’i gjejmë kundërshtarët e mundshëm për miqësore”, – ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu.