AlbanianSport.com 04.01.2017 21:00
ASNN – Kampioni i atletikës, i deklaruar tashmë tifoz i Mançester Junajtid, ka telefonuar në kanalin televiziv zyrtar të skuadrës angleze, gjatë një emisioni, për të komentuar ndeshjen, Mançester Junajtid-Midëllsbrou, por prezantuesja Mandi Henri nuk është bindur se ne telefon ka qenë vetë rekordmeni xhamajkan.
“Alo jam Jusein” – ka thënë kampioni në telefon. Prezantuesja me mëdyshje i ka thënë: “Nuk je me të vërtetë Jusein Bolt?!”. Kësaj pyetje kampioni xhamajkan i është përgjigjur: “Po, po, jam Jusein Bolt. Si të ta vërtetoj se jam me të vërtetë unë? Dua të them se më pëlqeu shumë ndeshja dhe djemtë e Murinjos bënë një ndeshje të shkëlqyer”.
Pasi është saktësuar se telefonuesi ka qenë me të vërtetë Jusein Bolt, prezantuesja i ka kërkuar falje duke i thënë: “Më vjen keq Usein, nuk e besova se ishe me të vërtetë ti. Do dëgjohemi sërish”. Sprinteri i njohur ka aluduar shpesh se, pasi ta mbyllë me atletikën, dëshironte të luante për Mançester Junajtid.