AlbanianSport.com 04.01.2017 12:45
ASNN – Përkundër faktit që fillimisht u raportua se u nxorr në shitje për merkato e janarit, mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, ka vendosur të qëndrojë te skuadra e Torinos, pavarësisht se nuk ka pasur minutazh të mjaftueshëm në ekipin e parë.
E përditshmja sportive italiane, “Tuttosport”, raporton se trajneri serb, Sinisa Mihajloviç, i ka premtuar 23-vjeçarit më shumë hapësirë në pjesën e dytë të sezonit, dhe kjo është pranuar nga futbollisti.
Kohët e fundit Ajeti është përfolur për një largim të mundshëm nga Torino pasi disa skuadra të njohura janë interesuara për shërbimet e tij ndërsa Torino nga krahu tjetër e ka konsideruar lojtarin si të pashitshëm.