AlbanianSport.com 03.01.2017 12:00
ASNN – Ishte përfolur edhe më parë gjatë 201-ës, sidomos pas Evropianit të Francës, por, me ngritjen e siparit të merkato së janarit, gjithçka thjesht është përshpejtuar dhe intensifikuar. Janë gjermanët e Bajernit të Mynihut ata që vazhdojnë të ndjekin Elseid Hysajn.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili ka pak kohë që ka rinovuar kontratën me napolitanët në Serinë A, pëlqehet prej kohësh nga bavarezët, por pak orë para se të hapet merkato e dimrit interesimi i tyre duket më i madh. E ka pranuar këtë edhe Xhorxhio Kiaskini, i dërguar i Karlo Ançelotit për të mbikëqyrur futbollistë që militojnë në Serinp A.
“Hysaj bën pjesë tek futbollistët e rëndësishëm dhe të perspektivës” – mësohet të ketë thënë ai për mediat italiane. Veç Hysajt, “adjutanti” i Ançelotit po vëzhgon edhe disa futbollistë të tjerë të Napolit të cilët mendohet se mund të jenë të vlefshëm për gjiganten bavareze.
Të tillë janë Rogu, Miliku, Zielinski apo Diauaraja. Elseid Hysaj luan me Napolin që prej sezonit të kaluar dhe, pak kohë me parë, ai rinovoi kontratën me këtë klub deri në vitin 2021. Megjithatë, Napoli ka dëshmuar se paraja është në plan të parë dhe shitja e Hysajt me çmimin e duhur nuk do të ishte çudi.