AlbanianSport.com 02.01.2017 18:30
ASNN – Që ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, i cili i ka bërë specialistët e futbollit që të mendojnë se ç’mund të kishte qenë Shqipëria e përvuajtur për gola në Evropianin “Francë 2016”, kjo është diçka që nuk vihet më në diskutim.
Por tanimë, Besart Berisha është i tillë edhe me statistika. Dhe, nga një golashënues i madh, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet kështu golashënuesi i të gjithë kohërave në kampionatin australian të futbollit.
Rekordi u thye dhe ky i sotmi ishte goli numër 91 për Besart Berishën. Në minutën e 30-të, ekipi i tij, Mellbërn Viktori fitoi një 11-metërsh, pas një prekje më dorë të njërit prej mbrojtësve të Njukasëll Xhets.
Skuadra ia la Berishës që ta ekzekutonte duke i dhënë kështu mundësinë që të thyejë rekordin e ish-futbollistit të kësaj skuadre, Arçi Tompson. Berisha kontribuoi edhe në golin e dytë që u shënua nga Marcel Rohas. Mellbërn Viktori e fitoi ndeshjen 4-2.