AlbanianSport.com 02.01.2017 16:20
ASNN – Ishte e pashmangshme dhe, përtej qëndresës dhjetëravjeçare, edhe loja më popullore në botë, më në fund u dorëzua. Dhe duket se 2017-ta do të jetë vitit i teknologjisë në futboll.
Pas eksperimentit që bëri në Botërorin e Klubeve, FIFA ka ndërmend ta aplikojë “Video Asistet Referee”, apo “video-provën e rasteve të diskutueshme në fushën e lojës” edhe në Kupën e Konfederatave, e cila do të zhvillohet nga 17 qershori deri më 7 korrik të këtij viti në Rusi.
Ky do të jetë edhe testi përfundimtar për t’i hapur rrugë përdorimit në masë të këtij sistemi. Qëllimi i presidenti të FIFA-s, Xhani Infantino, është ta aplikojë atë në Botërorin e 2018-ës.
Pritet që ky vit të vendosë përfundimisht nëse i mbiquajtur “VAR” do të aplikohet në të gjithë kampionatet e futbollit. Si një nga federatat që ka kërkuar aplikimin e VAR, në Itali ky sistem do të nisë të përdoret fillimisht në ndeshjet miqësore, më pas në ndeshjet e përfaqësueseve të moshave, për të arritur në Kupën e Italisë në sezonin 2017-2018.
Objektivi i Federatës Italiane do të jetë që edhe Seria A të luhet me “video-provën
në fushë. Gjyqtarët italianë do të kenë mundësinë që gjatë ndeshjes të korrigjojnë vendimet e tyre më të rëndësishme.