AlbanianSport.com 02.01.2017 13:05
ASNN – Një nga qendrat më të mira të basketbollit kosovar në vitet e fundit, Urim Zenelaj, i është bashkuar skuadrës së SIGAL Prishtinës.
Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga trajneri i skuadrës së Yllit, Arbnor Rifati, i cili e pohoi largimin e qendrës 2.12 metra të lartë.
Tek skuadra e Yllit, Zenelaj ka luajtur me një mesatare prej 21.3 pikësh të shënuara, 14.5 topave të fituar në tabelë dhe 1.6 “kapuçëve” për ndeshje.
Siç dihet, Urim Zenelaj kishte qenë pjesë e Sigal Prishtinës edhe më parë, para se të transferohej tek skuadra e RTV21shit e më pas të kalonte tek Ylli.