AlbanianSport.com 01.01.2017 15:15
ASNN – Natyrisht skenari anglez nuk është i kufizuar vetëm në ishujt britanikë, sepse, nëse Seria A pushon, në nivelet e ulëta të Kampionatit të Futbollit në Itali luhet edhe në ditët e fundit të vitit.
Seria B mbylli me 2016-ën fazën e parë dhe disa futbollistë të Kombëtares kuqezi ishin në fushë. Berat Gjimshtimi ishte ndër më të mirët e skuadrës së tij, Avelinos, në barazimin pa gola në fushën e Latinës.
Një sfidë për mbijetesë, pasi të dy ekipet janë në shkallët e poshtme të tabelës së renditjes. Mbrojtësi shqiptar pengoi aksionet e kundërshtarëve duke qenë i saktë në ndërhyrjet e tij.
Piza e Edgar Çanit u mund 0-1 nga Benevento, ekip që pretendon të ngjitet në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares luajti si zëvendësues, duke patur edhe mundësi shënimi, ndërsa Samir Ujkani pati një pjesë të gabimit në rastin e golit vendosi fatin e takimit.
Një paraqitje me dy anët e medaljes ishte ajo e portierit të ri Entonjo Elezaj. Peruxhia e tij u mund 1-2 nga Salernitana ku 20-vjeçari pati përgjegjësi në golin e parë, por shmangu një humbje më të thellë me pritjet e tij. Të enjten, Bari i Migjen Bashës barazoi 1-1 me Spalin.