AlbanianSport.com 31.12.2016 16:35
ASNN – Ashtu siç ishte përfolur ditët e fundit, është skuadra spanjolle e Las Palmasit ajo interesohet për të marrë Rei Manajn që pjesën e parë të sezonit luajti në Serinë A të Italisë për ekipin e Peskarës. Këtë lëvizje të mundshme e bën të ditur faqja e specializuar italiane në Internet, “Tuttomercatoweb.com”.
Megjithatë, Manaj pritet fillimisht të kthehet në janar tek Interi, ekip që zotëron kartonin e tij deri në 2020-ën. Megjithatë drejtuesit e zikaltërve preferojnë përsëri huazimin e lojtarit për t’i dhënë atij përvojë. Las Palmasi mund të jetë një shans i madh për 19-vjeçarin, i cili deri më tani ka luajtur vetëm në Itali.
Aventura tek skuadra e Peskarës nuk ishte nga më të mirat për sulmuesin e Kombëtares. Trajneri i abrucezëve, Masimo Odo, nuk i dha shumë hapësirë, madje e pezulloi edhe për shkelje disipline. Në total, Rei Manaj luajti 13 ndeshje me ekipin e Peskarës, në pjesën më të madhe si zëvendësues, duke shënuar edhe 2 gola.