AlbanianSport.com 31.12.2016 15:30
ASNN – Kombëtarja shqiptare e volejbollit për femra e ka mbyllur sot me 2 fitore dhe një humbje Turneun Ndërkombëtar të Luksemburgut, të njohur ndryshe si “Novotel Cup 2017”. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajnerët Altin Mërtiri dhe Roland Tarja arritën të triumfonin sot paradreke në 3 sete ndaj skuadrës përfaqësuese të Lihtenshtejnit.
Në fakt, ndeshja e së shtunës, që ishte e fundit për Shqipërinë në këtë turne, që mbyllet të dielën, ishte e vështirë vetëm në setin e parë, ku vajzat kuqezi fituan vetëm në fund, duke triumfuar me shifrat 25-22. Ndërsa dy setet e tjera ishin pa shumë probleme për ekipin shqiptar, që i fitoi ato me të njëjtat shifra, 25-15, dhe gjithë ndeshjen 3-0.
Kjo fitore u mundësoi volejbollisteve kuqezi të siguronin vendin e dytë të renditjes, ndërsa fituese e këtij turneu u shpall Norvegjia, e cila, megjithëse u mund 2-3 sot pasdreke nga përfaqësuesja vendase, e siguroi vendin e parë me pikën e marrë, duke e mbyllur këtë turne me dy fitore dhe një humbje.
Ky turne mbyllet të dielën pasdreke, me sfidën midis Luksemburgut dhe Lihtenshtejnit, që është e vlefshme vetëm përsa i përket renditjes për vendin e 3-të dhe të 4-t të renditjes, pasi dy vendet e para janë konfirmuar tashmë. Në këtë turne, Shqipërisë i munguan disa titullare që luajnë jashtë Shqipërisë.
Turneu Miqësor Ndërkombëtar
i Volejbollit – Femra
“Novotel Cup 2017” – Luksemburg
Të enjten:
Norvegji – Shqipëri 3-1
(25-19, 25-21, 17-25, 25-23)
Të premten:
Norvegji – Lihtenshtejn 3-0
(25-23, 25-17, 25-10)
Luksemburg – Shqipëri 0-3
(24-26, 28-30, 24-26)
Të shtunën:
Lihtenshtejn – Shqipëri 0-3
(22-25, 15-25, 15-25)
Luksemburg – Norvegji 3-2
(22-25, 13-25, 26-24, 25-16, 15-10)
Të dielën:
Luksemburg – Lihtenshtejn (14:30)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Psh-Pp Pikë
- Norvegjia 3 2 1 8-4 267-239 7
- Shqipëria 3 2 1 6-3 245-230 6
- Luksemburgu 2 1 1 3-5 177-182 2
- Lihtenshtejn 2 0 2 0-6 112-150 0