AlbanianSport.com 28.12.2016 19:35
ASNN – Ana Ivanoviç është tërhequr nga tenisi profesionist. Ish-numri një i botës, fituesja e “Roland Garros”-ë më 2008-ën, e ka bërë të ditur vendimin e saj nëpërmjet nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.
“Mund të luaj vetëm nëse do të jem në formën time maksimale, nuk mund të bëja më shumë dhe është e drejtë të tërhiqem, – ka thënë ajo. – Ka qenë një vendim i vështirë. Por më mirë kështu.”
29-vjeçarja serbe aktualisht ishte në vendin e 63-të në renditjen e përgjithshme botërore të tenisit për femra. Më 2015-ën ishte në gjysmëfinalen e “Roland Garros”-ë. Por tashmë ka vendosur të mos vazhdojë më tej.