Nga Gjergj Vyshka 28.12.2016 17:05
Volejbolli i femrave në Shqipëri është nën siglën e Barletit Volej. Pasi ka fituar Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit, skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi nuk ka lëshuar në kampionat duke pasur 7 fitore në 7 ndeshje të luajtura.
Sigurisht largimi i Bicit dhe Thakës ka krijuar “gropa” tek kjo skuadër, por ardhja e Begajt nga Skënderbeu, besimi më i madh tek Tuci, Picaku e Hasku, e bëjnë përsëri këtë skuadër të fortë.
Kampionati ka rivalitet sepse është Teuta me ardhjen e organizatores Gashi dhe Matoshi është një ndër pretendentët për titull, sikurse dhe Partizani i Tares që me marrjen e Koles, Esmeralda Tucit dhe Bllokut, Pirrës rivalizon.
Pa harruar këtu Tiranën, që mbështetur fort tek Shkurti e Xhixha, Sollaku e Kokonozit, por dhe tek të rejat Kushi e Shirën, apo dhe Sejfullain, ia del të rivalizojë. Sikurse dhe Vllaznia.
Por ashtu si tek meshkuj, edhe tek femrat në një kampionat me 8 skuadra, tre luajnë për të mbijetuar, Lushnja, Skënderbeu dhe Elbasani, dhe nuk e zgjerojnë grupin e rivaleve për t’u bërë pengesë për kryesuesit.
E në këto kushte duket sikur gara për titull dhe për trofe të tjerë luhet në një rreth të ngushtë.