Çiklizëm / Xhiro e Italisë do të prekë Shqipërinë më 2016-n?

Share Button

Giro-d-Italia-logo

AlbanianSport.com 09.11.2014 15:20

ASNN – Edhe Shqipëria mund të hyjë në historinë e Xhiros së Italisë në 2016-n. Këtë e ka konfirmuar për të përditshmen më të madhe sportive shqiptare, “Panorama Sport”, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku. Vizita “blic” e zhvilluar ditën e fundit në vendin tonë e Roberto Todeskos, përfaqësuesit të prestigjiozes italiane “La Gazzetta dello Sport” (që është edhe sponsori i përgjithshëm i Xhiros së Italisë), me krerët më të lartë të sportit në Shqipëri ndezi dritën jeshile që elita e çiklizmit botëror të përshkojë edhe territorin e Shqipërisë pas dy viteve.

Paraditen e djeshme, Todesko ka pasur një takim me drejtorin e Sporteve, Vladimir Gjonaj dhe shefin e Sportit Elitar, Arjan Konomi, të cilët shprehën mbështetjen maksimale që Xhiro e Italisë të përshkojë Shqipërinë. Më pas, i dërguari zyrtar i “Grand Tour”-it, sipas presidentit Anxhaku iu rezervua një pritje edhe në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nga Presidenti Viron Bezhani. Sipas drejtuesve të KOKSH-it, kjo garë do të vlente shumë për sportin, njëherësh do të ishte një publicitet i madh për Shqipërinë në fushën e turizmit në arenën ndërkombëtare.

“Dy janë opsione të mundshme, që gara të nisë nga Tirana me 20 xhiro në kryeqytet e të vijojë rrugëtimin drejt Sarandës, – ka sqaruar kreu i dyrrotakëve shqiptarë. – Mes diskutimeve u propozua që çiklistët pjesëmarrës të bëjnë një ndalesë në pedonalen e Vlorës për të vijuar në Sarandë dhe më pas në Konispol. Gjithashtu, u hodh ideja edhe e një etape nga Rruga e Kombit. Ky projekt ka marrë edhe miratimin e presidentit të UCI-t apo të Federatës Italiane. Por seria e negociatave nuk ndalet këtu, pasi janë parashikuar takime të ministres Lindita Nikolla edhe me ambasadorin italian.”

“Urojmë e shpresojmë që kjo të bëhet realitet për Shqipërinë”, – përfundoi presidenti Anxhaku, duke folur për të përditshmen në fjalë. Zyrtarisht për këtë është vënë në dijeni nëpërmjet një shkrese edhe ministrja Nikolla nga pala italiane.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh