AlbanianSport.com 09.11.2014 14:35
ASNN – Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Bylisit, Roland Nenaj, ka deklaruar: “E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë kjo në Berat, kjo edhe për pozitat që kanë të dy skuadrat në klasifikim”.
“Mendoj se ishte një ndeshje e luftuar dhe me pak kujdes mund ta kishim fituar sfidën, por jemi të kënaqur edhe me barazimin, – ka vijuar ai. – Mendoj se është një grup që ka rivalitet, atje ku edhe një pikë ka vlerë.”
“Në syrin tim të gjitha ekipet janë pretendente duke përfshirë edhe Tomorin dhe do ta luajmë deri në fund për hyrjen në Superiore, – ka theksuar Nenaj. – Për golin e anuluar të Tomorit nuk mund të jap një opinion.”
“Por ashtu si e pashë unë, futbollisti i Tomorit ishte 2 metra para mbrojtjes sonë”, – ka përfunduar trajneri i Bylisit, Roland Nenaj, pas barazimit 1-1 që skuadra e tij mori në Berat përballë vendasve.