Gjergj Vyshka 27.12.2016 18:55
Kryefjala e vitit të paktën për sportet individuale kanë qenë Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, atje ku të gjithë provuan të kualifikoheshin me normë. Por çfarë ka ndodhur realisht në sportet e tjera shqiptare gjatë vitit që po mbyllet?
Mundja
Egzon Shala ka shënuar vendin e pestë në turneun kualifikues të Zrenjaninit, por nuk mundi ta marrë kualifikimin me normë për në Olimpiadë. E megjithatë mundja i bëri të gjitha përpjekjet e saj, sikurse ka marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare, ndërsa Tirana është dominuesja e këtij sporti për vitin 2016.
Boksi
Kaloshi, Marinaj, Beqiri kanë qenë ata që kanë provuar të gjitha turnetë kualifikues për në Olimpiadë. Por… E megjithatë janë zhvilluar të gjitha veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare, ndërsa Tirana në kampionat e Teuta në Kupë janë fitues përf 2016-ën.
Pingpongu
Teuta e Tomori janë kampionët e Shqipërisë e fituesit e Kupës, ndërkohë që Shqipëra ka zënë vendin e tretë në Ballkaniadën e Nën-21-vjeçarëve. Pjesëmarrëse në Eliminatoret e Evropianit, një grup i cili u zhvillua dhe në Durrës, por pa ndonjë “bereqet”.
Të tjerat
Noti, shahu, qitja, karateja, taekuondoja, xhudo janë sportet që zhvillojnë të gjitha veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare. Por asgjë për t’u shënuar për vitin 2016. E në këtë mbyllje duhet theksuar fakti se ndërtimi i parkut olimpik do të jetë një rritje cilësore për të gjithë sportin në vend për më shumë rezultate e medalje ndërkombëtare.