Gjergj Vyshka 27.12.2016 11:35
365 ditët e vitit që sapo mbyllim kanë prodhuar në sportin shqiptar jo vetëm emocionet e futbollit dhe të kombëtares, e cila për herë të parë në historinë e saj u kualifikua për në Kampionatin Evropian, por dhe në shumësportësh. Kryefjala e vitit të paktën për sportet individuale kanë qenë Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, atje ku të gjithë provuan të kualifikoheshin me normë.
Dhe për fatin e keq Shqipëria ka numëruan delegacionin më të vogël të pjesëmarrjeve të fundit në Olimpiadë. Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj në atletikës, Briken Calja e Evangjeli Veli në peshëngritje, Nikol Merizaj e Sidni Hoxha ishin përfaqësuesit e sportit shqiptar, ndërsa Olimpiada krijoi konfliktualitete për shkak të shumë problemeve që delegacioni shqiptar përfaqësoi në Rio.
Gjithçka nis që në ceremoninë e dorëzimit të flamurit, organizuar nga KOKSH në ambientet e hotel “Tirana-Internacional”, atje ku flamurmbajtëses Luiza Gega gjithçka i ka ardhur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e jo nga presidenti i Republikës, Bujar Nishanit. Një delegacion që niset palë-palë. E mandej për shkak të mungesës së kostumit të parakalimit, Evangjeli Veli nuk merr pjesë.
Krijohet konflikti president i peshëngritjes Elez Gjoza me trajnerin e Briken Caljes, Leonard Toska, për vendin në delegacionin që do të parakalonte. Konfliktet e Caljes me presidentit Bezhani për punën e bursës, mosregjistrimi i Hoxhës me kohën që kishte reale, apo dhe të tjera si këto i vunë “damkën” delegacionit shqiptar që nuk dha atë që duhej për shkak të një çorganizimi të organizuar.