Gjergj Vyshka 27.12.2016 07:55
Luiza Gega dhe Briken Calja, njëra nënkampione Evrope në atletikës e tjetri i pesti në peshëngritje në Rio, janë kulmet e sezonit. “Rio de Zhaneiro 2016” shfaqja më e zezë e sportit. Dy medalje ka sjellë Luiza Gega në vitin 2016, kampione e Ballkanit për salla të mbyllura më 27 shkurt në Stamboll dhe nënkampione e Evropës në Amsterdam në korrik.
Dy tituj numëron “mbreti” i çiklizmi shqiptar Eugert Zhupa, teksa është kampion Ballkani në kronometër dhe rezistencë për kategorinë “Elitë” e Nën-23-vjeçarët. Njëkohësisht është “kampion kombëtar”. Kryefjala e vitit të paktën për sportet individuale kanë qenë Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, atje ku të gjithë provuan të kualifikoheshin me normë.
Dhe për fatin e keq Shqipëria ka numëruan delegacionin më të vogël të pjesëmarrjeve të fundit në Olimpiadë. Briken Calja me vendin e pestë dhe Evangjeli Veli me vendin e tetë në Olimpiadë ishin kulmet e shtangës për vitin 2016. Tirana është konfirmuar si kampione e Shqipërisë, ndërsa rikthimi i Begajt dhe Godellit nga dënimi i antidopingut do të shënojë një rritje të forcës për kombëtaren e të rriturve