Gjergj Vyshka 09.11.2014 13:05
Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, nuk e ka pranuar se kjo ka qenë ndeshja më e mirë e skuadrës që ai drejton në 6 javë kampionati. “Ne vërtetë kemi shënuar tre gola sot dhe kemi fituar ndeshjen”, – ka thënë ai pas triumfit 3-1 që blutë kryeqytetas arritën dje në shtëpi ndaj Shkumbinit.
“Por duhet të kishim qenë më të saktë në lojën nga pas, apo dhe në mbrojtje, – ka vijuar ai. – Është e vërtetë që sot kam qenë i detyruar të ndryshojë modulin e lojës, kushtëzuar kjo dhe nga mungesat. Sigurisht që ka qenë një mbrojtje e arnuar me Thanën që është mesfushor dhe dy mbrojtësit e krahut që janë qendërmbrojtës.”
“Dhe kuptohet që ka dhe gabime në pasime prej së cilës përfitoi në një farë mënyre kundërshtari. Por duhet të dini unë vetëm portierin kam në pozicionin e tij natyral. Megjithatë parë në kushtet ku stërvitet skuadra, apo dhe oraret e papërshtatshme, besoj se fitorja i kënaq të gjithë”, – ka përfunduar trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti.