Gjergj Vyshka 26.12.2016 13:25
Është vendosur dhe data e grumbullimit të kombëtares shqiptare të peshëngritjes për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Të Rriturve, që në prill 2017 zhvillohet në Split të Kroacisë.
Është kërkuar që peshëngritësit të vijnë të përgatitur dhe jo ta marrin formën e tyre gjatë këtij grumbullimi. Veprimtaria e parë i peshëngritjes shqiptare për vitin 2017 do të jetë Kupa e Shqipërisë më 20 shkurt, e cila do të jetë dhe përzgjedhëse për kombëtaren e Evropianit.
Po kështu është duke u shpallur dhe strategjia e FSHP-së për gjetjen dhe rritjen e talenteve të reja si një vazhdimësi e së ardhmes. Jo vetëm kaq, por është folur me forcë të madhe për luftën kundër dopingut dhe masat parandaluese dhe njësimin me substancat e ndaluara për vitin 2017.