AlbanianSport.com 26.12.2016 12:30
ASNN – Trajneri serb i Torinos, Sinisha Mihajloviç, e ka përfshirë në listën e shitjeve mbrojtësin kosovar Arlind Ajeti. Kështu, sipas mediave italiane, 23-vjeçari, pritet të shitet gjatë muajit janar te ndonjë skuadër tjetër, ende pa debutuar me fanellën e Torinos.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë u transferua tek Torino në verën e këtij viti, duke ardhur nga skuadra e Frosinones. Ai ka një kontratë deri në verën e vitit 2019, por pritet të ndërrojë mjedis gjatë janarit, kanë bërë të ditur të dielën mediat në Itali.
“Bovo dhe Ajeti nuk kanë bindur në pjesën e parë të kampionatit italian dhe ekipi është duke shikuar t’i vërë në listën e shitjes”, – shkruan portali i specializuar italian, “calciomercato.com”.
“Për Bovon është e interesuar Peskara, kurse për Ajetin ende nuk ka blerës”, – vijon faqja në fjalë. Në muajin tetor, Ajeti u kthye nga dëmtimi, por nuk gjeti hapësirë në ekipin e trajnerit serb.