Peshëngritje / FSHP, kurs teoriko-praktik njëjavor trajnerëve të shtangës

Share Button

peshengritje-seminari-trajneret-2016

Gjergj Vyshka 26.12.2016 07:55

Federata Shqiptare e Peshëngritjes, sipas informacionit që ka dhënë dje presidenti Elez Gjoza, që nga data 22 dhjetor 2016 ka nisur një kurs teoriko-praktik për trajnerët e saj. Një kurs që do të përfundojë më 29 dhjetor dhe ku marrin pjesë 20 trajnerë. Mungojnë vetëm Vasil Hoço i Partizanit, Leonard Toska i Shtërmenit dhe Sotiraq Dhamanica i Skënderbeut. Seminari është duke u zhvilluar me shpenzimet e Federatës Botërore të Peshëngritjes

Në këtë seminar, sipas informacionit që ka dhënë Federata Shqiptare e Peshëngritjes, janë duke u trajtuar tema të ndryshme, ndërsa janë duke marrë pjesë gjallërisht në këtë kurs, atje ku janë duke shkëmbyer eksperiencat e tyre të pasura gjatë garave kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndër temat më të spikatura janë ato të ndarjes së ngarkesës mes periudhës stërvitore dhe garës, stilet klasike dhe realizimi me saktësi i tyre.

Ndërkohë trajnerët në këtë seminar janë njohur dhe me sistemin ADAMS. Pritej të vinte në ketë seminar Vladimir Lepilin, ish-trajner i kombëtares së Rusisë dhe pjesëmarrës në kursin tremujor më 2002-in me trajnerët e peshëngritjes shqiptare. Lektorët e këtij seminari janë Akademiku Gudar Beqiraj, Mjeshtri Evropian i Sportit, Agron Haxhihyseni dhe Marsel Xhemollari.

Në fjalën e tij të hapjes, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez GJOZA, deklaroi se ky seminar do të ndiqet edhe nga të tjerë, të cilët do të drejtohet nga lektorë të huaj e vendës. Në fund të kursit trajnerët pjesëmarrës do të pajisen me diploma dhe disa dhurata për Vitin e Ri. Në këtë seminar teoriko-praktik me trajnerët e peshëngritjes janë të ftuar dhe lektorë nga Universiteti i Sportit, Komisioni Kombëtar i Antidopingut dhe Agjencia e Shërbimit të Sporteve.

 

Trajnerët pjesëmarrës në kursin teoriko-praktik:

Asim Belinova (Vllaznia), Artur Lagja (Vllaznia), Severin Lushi (Alba 2008), Enerik Rexhaj (Alba 2008), Mikel Lundraxhiu (Peqini), Amarildo Gjyli (Lushnja), Hysen Cenaj (Flamurtari), Kastriot Rukaj (Flamurtari), Islam Kurti (Masglass), Hektor Shaqiri (Masglass), Sokol Bishanaku (Tirana), Agron Gjokaj (Studenti), Julian Bajramaj (StudentI), Elvis Vulka (Dinamo), Riza Fejzullahu (Apolonia), Flamur Kafarani (Apolonia), Ilir Çela (Elbasani), Endri Karina (Elbasani), Sami Pulaku (KS Ymer Ferhati), Edmond Ballhysa (Alba 2008)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

AlbanianSport.com 22/02/2024 17:40 ASNN – Federata e Peshëngritjes replikon me Qerimajn pas akuzave

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

AlbanianSport.com 22/02/2024 15:50 ASNN – Erkand Qerimaj akuza ndaj presidentit Elez Gjoza: “Ka fshehur

(Video) Peshëngritja rikthehet me 3 medalje argjendi në Evropianin e Sofjes

(Video) Peshëngritja rikthehet me 3 medalje argjendi në Evropianin e Sofjes

AlbanianSport.com 16/02/2024 23:55 ASNN – Peshëngritje, Shqipëria merr 3 medalje të argjendta.

(Video) Peshëngritje / Nis konkurrimi kuqezi, Briken Calja, i 5-ti në garën e tij

(Video) Peshëngritje / Nis konkurrimi kuqezi, Briken Calja, i 5-ti në garën e tij

AlbanianSport.com 15/02/2024 21:15 ASNN – Briken Calja, i 5-ti në Evropianin e Sofjes. Peshëngritësi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh