Pano Xhixho, nga kampion i notit, në drejtor i Departamentit të Sportit në RTSH

Share Button

pano-xhixho

Nga Gjergj Vyshka 24.12.2016 15:15

Kampion për të rinj dhe për të rritur dhe në garat 100, 200, 400, 1500 metra stil i lirë, 200 metra katërnotim dhe 100 metra delfin. Ndodh rrallë të gjesh në gazetarinë sportive shqiptar kampionë”, apo aq më tepër të ardhur nga fusha e sportit për të cilën shkruajmë përditë. Përfshirë dhe veten time, të gjithë kemi ardhur e diplomuar nga degë të tjera, por që për gazetarinë sportive bëhemi njësh prej pasionit. Sepse në logjikën time, ndjekur dhe nga përvoja personale, të jesh gazetar sportiv së paku duhesh të kesh qenë të paktën sportdashës e t’i kesh prekur shkallët e stadiumit, apo të Pallatit të Sportit, po pse jo dhe ambiente të tjera ku bëhet sport.

Dhe në fakt, edhe pse i abonuar tek “Sporti Popullor” e më pas “Sporti Shqiptar”, nuk është se kam qenë shumë i interesuar për notin. Sepse e tillë ka qenë historia e sportit të qytetit tim të lindjes Elbasanit, që edhe pse ka pasur pishinë, s’ka pasur traditë tek noti. Përgjithësisht është shquar në futboll, basketboll, volejboll, atletikë, peshëngritje, çiklizëm, qitje, gjimnastikë, shah e më pas dhe në të tjera. E në të tilla kushte shumë pak më shkonin sytë tek noti. Mirëpo koha zbulon atë që është bërë në historinë e notit shqiptar, edhe pse dje në 85-vjetorin e themelimit të notit shqiptar shumë pak është folur për të gjithë.

Çfarë ndodh? Një gazetë e Sportit të 16 gushtit 1994 zbulon një titull në faqe të parë “Maratona Ruvina 1994”, fitues Pano Xhixho i Butrintit. E në brendësi shkrimi i Pëllumb Starovës 22 vjet më parë bën zbulimin e parë të Pano Xhixhos, i cili me ndrojtje, por dhe për shkak të pozicionit që ka sot, drejtor i departamentit të Sportit në Radio-Televizionin Shqiptar, nuk kërkon të reklamohet shumë për atë që ka bërë në not. Vetëm rreth dy javë më parë, në një bisedë miqsh tregon: “Më rezulton të jem kampioni i vetëm në gazetarinë sportive. Dhe nuk është se ma kanë dhënë titullin Mjeshtër Sporti”.

Habitesh, shtangesh, por kur shihje dje që takohej me ish-veteranë të notit shqiptar që nga Dritan Mezini me të cilin duket se ka qenë bashkohës e më pas me trajnerin e Stelës, Sadik Mema, bindesh se “Maratonisti” është dhe ka qenë vërtetë “kampion”. Karriera e tij flet vetë dhe nuk ka nevojë për shumë koment. E ka nisur notin në moshën 9-vjeçare me grupmoshat e pionierëve të Butrintit nën drejtimin e trajnerit Koço Gjosasi. Më 1989 është kampion i 400 metra stil i lirë dhe 200 metra katërnotim në kampionatin e zhvilluar në Durrës. Më 1990 është “kampion kombëtar” në 200 metra stil i lirë, 400 metra stil i lirë dhe 200 metra katërnotim për të rinj nën drejtimin e trajnerit Edi Vasi.

Më 1993 është kampion kombëtar i garave 100, 200 dhe 1500 metra stil i lirë. Dhe do t’i futej Maratonës, aty ku më 1993 është fituesi i Maratonës “Ruvina” 5 kilometra në Liqenin e Ohrit në Pogradec, si dhe është renditur i 16-ti mes 38 konkurruesve në Maratonën Botërore në Ohër, në një gjatësi 26 kilometra. Është në 8-shen e parë të Maratonës së Staringradit më 1993 në Kroaci mes 20 notarëve nga e gjithë bota. Vijon të jetë fituesi i Maratonës së dytë dhe të tretë “Ruvina” në Pogradec më 1994 dhe 1995 në një distancë prej 12 kilometrash në liqenin e Ohrit nën drejtimin e trajnerit Spiro Koça.

Por jo vetëm kaq në harkun kohor të dy viteve 1994-1996 është “kampion” i Shqipërisë me Butrintin në 100, 200, 400 metra stil i lirë, 200 metra katërnotim, 100 metra delfin, gjithnjë nën udhëheqjen e trajnerit Spiro Koça. Një karrierë gati 10-vjeçare me kaq shumë trofe e meritonte një “Mirënjohje” nga Federata Shqiptare e Notit, sepse ndoshta ka bërë dhe bën shumë më tepër se të gjithë ata që e kanë marrë dje atë certifikatë. Sepse është notar dhe sot ai vijon të jetë njësh me ujin. E noti shqiptar nuk e ka për herë të parë që harron figurat e tij. Kështu ndodh dhe me Pano Xhixhon, maratonistin kampion për disa vite.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh