Gjergj Vyshka 22.12.2016 18:45
Një tjetër “bilbil” ndërkombëtar i basketbollit shqiptar ka gjykuar mbrëmë në Kupat e Evropës. Bëhet fjalë për vlonjatin Erjon Hoxhaj.
Ai ka qenë në “FIBA Europe Cup” për meshkuj, teksa ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen e grupit L, Prievidza-Demir Insat 75-101 (17-25, 25-23, 14-29, 19-24).
Në prani të 2,000 shikuesve Hoxhaj ka qenë me sllovenin Marko Vuçkoviç dhe boshnjakun Ernad Karoviç, kurse vëzhguesi i tyre ka qenë çeku Pavel Shmid.
Në përgjithësi Hoxhaj ka qenë ndër më të preferuarit jo vetëm për Kupat e Evropës, por dhe Eliminatoret e Evropianit të femrave.
Që do të thotë se është një gjyqtar shqiptar që po vjen në rritje në nivelin ndërkombëtar të koshit.