AlbanianSport.com 09.11.2014 10:50
ASNN – Flamurtari vazhdon të dominojë edhe këtë sezon të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, pasi vlonjatet e drejtuara nga trajneri Viron Toska, kanë korrur një fitore komode ndaj Kamza Basketit, të drejtuar tashmë nga i mirënjohuri Roland Avrami, me rezultatin 61-45.
Vlonjatet kryesojnë me pikë të plota, 8, dy më tepër sesa Apolonia, e fitoi në Korçë ndaj Skënderbeut me shifrat 77-64. Megjithathë, për efekt kalendari, fieraket kanë luajtur një ndeshje më pak. Po në kuadër të javës së 4-t, Studenti ka fituar 77-64 në kryeqytet ndaj Elbasanit dhe është ngjitur aktualisht në vendin e tretë në renditje.
Skuadra e drejtuar nga trajnerja Fiorentina Mitku, ka 6 pikë, pas dy fitoresh dhe po aq humbjesh në këto 4 javë të para, ndërsa skuadra e Përmetit e kishte pushim këtë javë. Takimi i fundit i javës së 4-t, është ai midis Vllaznisë dhe Tiranës së trajnerit Erdal Borova, që do të luhet sonte në Shkodër, duke nisur nga ora 18:00.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 4-t
(7-9 nëntor 2014)
Studenti – Elbasani 77-64
Skënderbeu – Apolonia 64-77
Flamurtari – Kamza Basket 61-45
Vllaznia – Tirana (sot, ora 18:00)
Përmeti – pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 4 4 0 305-221 8
- Apolonia 3 3 0 264-185 6
- Studenti 4 2 2 267-262 6
- Tirana 3 2 1 248-206 5
- Skënderbeu 3 2 1 216-194 5
- Elbasani 4 1 3 272-320 5
- Vllaznia 3 1 2 221-226 4
- Kamza Basket 3 0 3 168-240 3
- Përmeti 3 0 3 145-260 3