Gjergj Vyshka 20.12.2016 14:30
Suela Mëhilli ka shkëlqyer në dy gara në Turqi, ndërsa në disiplinën e sllallomit ka dalë e para.
Kështu ka ndodhur të dielën teksa në Erzurum në rrëshqitjen e parë ka pasur kohën 1’02”03 në të dytin 1’02”11 dhe në total 2’05”04.
Dhe në përfundim ka marrë 121.15 pikë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe dje duke fiksuar në rrëshqitjen e parë 1’01”03, kurse në të dytën 56”82 dhe në total 1’57”85.
Dhe dje ka marrë 105.69 pikë. Pra një paraqitje e mirë e Mëhillit, ndërsa ende nuk ka hyrë në garë as Tola e as Biçoku.