(Video) Peshëngritje / Kampionati Kombëtar ul në Durrës siparin e 2016-ës

Share Button

peshengritje-kampionati-kombetar-2016-begaj

AlbanianSport.com 20.12.2016 09:55

ASNN – Përgjatë gjithë ditës së hënën, në Durrës është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes për Të Rritur, që ka kurorëzuar Tiranën si kampione të dyfishtë dhe Romela Begajn e Briken Caljen si sportistët më të mirë të tij. Të gjitha garat e këtij Kampionati Kombëtar të Peshëngritjes për Të Rritur u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në një transmetim maratonë.

Tirana është shpallur të hënën kampione e dyfishtë në peshëngritje, si për meshkuj, ashtu dhe për femra. Kampionati Kombëtar, që është zhvilluar në mjediset e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ka pasur risinë e rikthimit të Romela Begajt dhe Daniel Godellit, të cilët kanë qenë dy vjet të pezulluar për shkak të dënimit nga Federata Botërore e Peshëngritjes pas daljes pozitiv në analizat antidoping të pas kampionatit Botëror në Kazakistan 2014.

E Begaj është kthyer e fortë duke qenë kampione në peshën 63 kg, teksa ka ngritur 85 kg në shkëputje dhe 105 kg në shtytje. Në të njëjtën kohë ka qenë edhe sportistja më e mirë e kampionatit. Ndërkohë është konfirmuar forma e mirë e Briken Caljes, që pas vendit të 5-të në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” vijon të jetë në një nivel të pëlqyeshëm, duke u shpallur edhe sportisti më i mirë i kampionatit.

Për meshkuj, Tirana ka lënë pas në garën për kurorën e “kampiones” Teutën dhe Shtërmenin, kurse për femra bardheblutë kanë lënë pas Partizanin dhe Skënderbeun. Të gjitha garat e këtij Kampionati Kombëtar të Peshëngritjes për Të Rritur u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në një transmetim maratonë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh