AlbanianSport.com 19.12.2016 15:15
ASNN – Hapat janë njëri prej rregullave më të thjeshta dhe elementaretë lojës së basketbollit.
Dhe, në një nivel aq të lartë të këtij sporti siç është kampionati amerikan i basketbollit, NBA, pritet që respektimi i këtij rregulli të bëhet në mënyrë instinktive.
Megjithatë, jo gjithmonë ndodh kështu, duke na ofruar edhe disa raste vërtet të pabesueshme.
Ai supozohet të jetë kampionati më i bukur në botë i basketbollit, ku gjithçka që bëhet është në nivelet më të larta të përsosmërisë.
Megjithatë, në NBA, jo gjithçka është aq e përsosur, sidomos gjykimi. Sikundër vihet re nga episodet që përcjell kronikë e mëposhtme, shkeljet e rregullores së lojës, sidomos sa u përket hapave, janë flagrante.
Dhe nuk bëhet fjalë për shkelje të rregullores me një apo dy hapa, por me shumë, shumë më tepër.
Nuk e dimë nëse 25 hapa quhen shumë, sidomos para syve të gjyqtarëve. Në përfundim, ju përshëndesim me një 3-hapësh klasik… që bëhet me 6 hapa!