Gjergj Vyshka 19.12.2016 11:35
Teuta në pingpong për femra dhe Tomori për meshkuj janë fituesit e Kupës së Shqipërisë për Të Rritur.
Një veprimtari që është zhvilluar dje në Shkodër, ndërsa durrsaket e Musa Tërniqit kanë lënë nga pas Elbasanin, Tomorin dhe Studentit.
Kurse tek djemtë, beratasit kanë lënë nga pas Elbasanin, Tiranën e Studentit. Liridona Rexhaj e Teutës dhe Ilir Shabani i Tomorit, edhe nuk pati vlerësime për sportistët më të mirë të veprimtarisë, kanë qenë më të spikaturit e Kupës së Shqipërisë, që shënon dhe fundin e veprimtarive të topave të vegjël për vitin 2016.