AlbanianSport.com 09.11.2014 07:50
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur dje dy ndeshjet e para të javës së tij të 5-të, ndërsa takimi tjetër, ai midis Studentit dhe Vllaznisë, do të luhet të hënën, duke nisur nga ora 18:00, për shkak të pjesëmarrjes së kryeqytetasve në Kupat e Evropës.
Tirana vazhdon të ruajë bilancin e paprekur të 100% fitoreve, pasi dje ka likujduar në 3 sete Skënderbeun, ndërsa Teuta ka korrur fitoren e 3-të në këto 5 javë, duke triumfuar në Elbasan me rezultatin 3-1. Tirana kryeson me 12 pikë, e ndjekur nga Studenti dhe Teuta, me nga 9 pikë secila, por me durrsakët që kanë luajtur një ndeshje me shumë.
Vllaznia dhe Farka Voleji, e cila ishte pushim këtë javë, kanë nga 6 pikë, ndërsa renditjen e mbyllin Elbasani dhe Skënderbeu, që ende nuk kanë arritur të marrin as edhe një pikë të vetme në 4 ndeshjet e luajtura deri më tani.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 5-të
(8-10 nëntor 2014)
Tirana – Skënderbeu 3-0
Elbasani – Teuta 1-3
Studenti – Vllaznia (nesër, ora 18:00)
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 4 4 0 12-2 12
- Studenti 4 3 1 10-3 9
- Teuta 5 3 2 9-9 9
- Vllaznia 3 2 1 7-4 6
- Farka Volej 4 2 2 7-6 6
- Elbasani 4 0 4 2-12 0
- Skënderbeu 4 0 4 1-12 0