AlbanianSport.com 18.12.2016 13:55
ASNN – Pasi ka fituar më herët gjatë këtij vitit kurorën e kampiones së Evropës, Reali i Madridit i ka shtuar asaj sot edhe atë të kampiones së botës. Madrilenët kanë vuajtur në finalen e Botërorit të Klubeve në Futboll, të luajtur sot në Japoni, por ia kanë dalë të triumfojnë, ndonëse në shtesë, ndaj vendasve të Kashima Entllërs, me shifrat 4-2. Sikundër të gjitha takimet e kësaj veprimtarie, edhe kjo finale është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Botërori i Klubeve në Futboll, që është organizuar përgjatë 7 ditëve të fundit në Japoni, ka ulur të dielën siparin e tij, duke kurorëzuar si fitues Realin e Madridit, që kthehet kështu tek kjo trofe që e pati fituar më 2014-ën. Kështu, pasi pati fituar më herët gjatë këtij vitit kurorën e kampiones së Evropës, Reali i ka shtuar asaj edhe atë të kampiones së botës. Madrilenët kanë vuajtur në finalen e Botërorit të Klubeve në Futboll, por ia kanë dalë të triumfojnë, ndonëse në shtesë, ndaj vendasve të Kashima Entllërs, me shifrat 4-2.
Sikundër të gjitha takimet e kësaj veprimtarie, edhe kjo finale është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Reali kaloi i pari në epërsi, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 9-të me anë të Benzemasë, por vendasit kanë përmbysur gjithçka, me dy gola të të njëjtit autor, Shibasakit, i cili ka barazuar fillimisht shifrat në minutën e fundit të pjesës së parë dhe në 7 minutat e para të së dytës. Reali do të barazojë shifrat në minutën e 60-të me një 11-metërsh të saktë të Kristiano Ronaldos.
Gjysmëora e mbetur nuk do të sjellë gola të tjerë dhe gjithçka do t’u drejtohet dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila. Dhe, brenda 15 minutave të para, kampionët e Evropës do të gjejnë edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, me autor Kristiano Ronaldon dhe portugezi firmos kështu 3-golëshin e tij e bashkë me të edhe fitoren me shifrat 4-2. Reali mposht kështu Kashima Entllërs dhe shpallet kampion i botës edhe për klubet.
Ndërkohë, më herë u zhvillua edhe ndeshja për vendin e 3-të dhe të 4-t, që gjithashtu u mbyll në barazim në 90-minutëshin e rregullt. Atletiko Nacional gjeti dy herë rrugën e rrjetës në minutat 6 dhe 26, por meksikanët e Amerikas e zhbënë këtë epërsi me një gol në pjesën e parë e një të dytën, duke bërë që gjithçka t’u drejtohet goditjeve nga pika e bardhë e 11-metërshave. Aty janë kolumbianët që tregohen më të saktë dhe marrin kështu vendin e 3-të në këtë Botëror të Klubeve.