Gjergj Vyshka 18.12.2016 13:00
Alpinizmit shqiptar ka konfirmuar Jani Zison president, ndërsa zgjedhjet janë zhvilluar në Pukë dje paradite në Hanin e Përparim Laçit.
Sipas informacionit që ka përcjellë për “Sport Ekspres” Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Alpinizmit, Ilirjan Çule, Ziso ka marrë 10 vota nga 13 delegatë.
Dy kanë qenë të pavlefshëm, kurse kandidati tjetër për president Xhim Begeja ka marrë një votë.
Anëtarë kryesie u zgjodhën Vullnet Zylyftari, Servet Alikaj, Përparim Laçi, Fluturim Guri, Kujtim Onuzi dhe Hasan Duro.
Zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Alpinizmit janë ndjekur dhe nga Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, si dhe Drejtori i Sportit Cilësor dhe Elitar në këtë Ministri, Arjan Konomi.