Gjergj Vyshka 18.12.2016 08:30
Farka Volej është skuadra që i “bie në qafë” Studentit të Arben Sakos, ndërsa brenda gjysmës së sezonit e ka mundur 3 herë dhe e ka lënë jashtë nga dy veprimtari të rëndësishme të volejbollit shqiptar
Ndërkaq, Studenti-Teuta, tashmë një ndeshje jo vetëm thjesht për kalendar, por dhe për të fiksuar vendin e tretë në grup për skuadrën e Sakos, do të luhet në mesditë në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Kështu ka lajmëruar kryegjyqtari i ndeshjeve në grupin A të volejbollit të meshkujve Petro Fështi, sepse e ka kërkuar Studenti, ndërsa është gjetur dhe pajtimi i Teutës. Ndërkohë që Farka Volej-Partizani do të jetë ashtu sikurse është vendosur në kalendar në ora 17:00.
Kupa e Shqipërisë 2018
Volejboll – Meshkuj
Kalendari i fazës eliminatore:
Grupi A
Dita e parë
(16 dhjetor 2016)
Farka Volej – Teuta ora 3-0
Studenti – Partizani ora 0-3
Dita e dytë
(17 dhjetor 2016)
Partizani – Teuta 3-0
(25-12, 25-14, 25-17)
Farka Volej – Studenti 3-1
(19-25, 25-19, 25-17, 25-21)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 2 2 0 6-0 6
- Farka Volej 2 2 0 6-1 6
- Studenti 2 0 2 1-6 0
- Teuta 2 0 2 0-6 0
Dita e 3-të
(18 dhjetor 2016)
Teuta – Studenti ora 15:00
Farka Volej – Partizani ora 17:00