Gjergj Vyshka 17.12.2016 08:50
Dy pretendentët kryesor të grupit A të fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë kanë fituar ndeshjet e tyre të para me të njëjtin rezultat 3-0. Sot supersfida Farka Voleji-Studenti që do të zgjidhë dilemat.
Ftohtësia e madhe e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë është ngrohur nga ndeshjet e volejbollit të meshkujve të vlefshëm për fazën eliminatore të Kupës së Shqipërisë.
Është grupi i hekurt i meshkujve, sepse në të janë Partizani i Ylli Tomorit, kryesuese aktual, Farka Voleji e vendit të dytë, Studenti (që është njëkohësisht kampione dhe fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë) dhe Teuta.
Dhe dje që në sfidat e para si Partizani, ashtu dhe Farka Volej, kanë nisur të shtrojnë “rrugën” për të qenë ato të kualifikuarat e grupit A. I njëjti rezultat 3-0 si për Partizanin, ashtu dhe për Farka Volejin, që kështu kanë mbajtur ritmin e pathyeshmërisë së kampionatit.
Kupa e Shqipërisë 2018
Volejboll – Meshkuj
Kalendari i fazës eliminatore:
Grupi A
Dita e parë
(16 dhjetor 2016)
Farka Volej – Teuta ora 3-0
Studenti – Partizani ora 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Farka Volej 1 1 0 3-0 3
- Partizani 1 1 0 3-0 3
- Studenti 1 0 1 0-3 0
- Teuta 1 0 1 0-3 0
Dita e dytë
(17 dhjetor 2016)
Partizani – Teuta ora 15:00
Studenti – Farka Volej ora 17:00
Dita e 3-të
(18 dhjetor 2016)
Teuta – Studenti ora 15:00
Farka Volej – Partizani ora 17:00