AlbanianSport.com 17.12.2016 07:55
ASNN – Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit ka luajtur dje dy ndeshjet e para të javës së saj të 8-të, duke vënë përballë njëra-tjetrës skuadrat që mbajnë vendet e gjysmës së poshtme të renditjes.
Në kryeqytet Studenti femra ka treguar forcën e saj në përballjen e pasdites së djeshme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ndaj Apolonisë. Triumfi i skuadrës së drejtuar nga trajnerja Fiorentina Mitku është vulosur praktikisht që në pjesën e parë.
Duke e fituar atë me shifrat 35-8, Studenti ka krijuar epërsinë e nevojshme për ta administruar pastaj lojën përballë skuadrës fierake të trajneres Hermiona Çuko, që ka në përbërje vajza të reja dhe të talentuara, por ende pa përvojën e duhur.
Në takimin tjetër të luajtur dje, Skënderbeu e ka kaluar pa shumë vështirësi sfidën në Sallën Sportive të Bathores ndaj Kamza Basket, pasi korçaret kanë qenë të qarta në objektivin e tyre, duke fituar të 4 pjesët e lojës dhe gjithë ndeshjen 67-51.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 8-të
(16-17 dhjetor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Skënderbeu 51-67
Studenti – Apolonia 78-50
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana ora 11:00
Elbasani – Goga Basket ora 14:00
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 6 6 0 430-325 12
- Flamurtari 6 6 0 458-362 12
- Goga Basket 6 5 1 507-320 11
- Vllaznia 7 4 3 474-415 11
- Studenti 7 4 3 458-436 11
- Skënderbeu 7 2 5 425-472 9
- Elbasani 6 2 4 410-418 8
- Apolonia 7 1 6 425-558 8
- Kamza Basket 8 0 8 414-695 8