Gjergj Vyshka 16.12.2016 13:45
Eksperienca e Shaban Ukës me Dinamon në Kupat e Evropës, ndërsa edhe sot përmende ende si historike fitoret 3-1 me francezët e Kanës, 3-2 me grekët e Panathinaikosit dhe 3-0 me serbët e Vojvodinës, është shumë e madhe.
Dhe ai jep shembullin e përgatitjes së një ndeshjeje të tillë. “Minimumi kishim një muaj grumbullim dhe dy herë në ditë stërvitje para ndeshjeve ndërkombëtare”, – kujton volejbollisti i mirënjohur.
“Nëse do të numëronim të gjitha ndeshjet që ne bënim në veprimtaritë kombëtare, këtu hyjnë Kupat e Federatës Shqiptare të Volejbollit, kampionati, Kupa e Republikës, Spartakiadat, bëheshin 30-40 ndeshje nga shtatori deri në maj”, – vijon ai.
“Ndaj dhe kishim efikasitet dhe ishim ndryshe”, – ka përfunduar Shaban Uka, Mjeshtri i Merituar i Sportit, i cili është pjesë e artë e historisë së Dinamos së volejbollit të meshkujve.