AlbanianSport.com 16.12.2016 12:55
ASNN – Jahmir Hyka po tërheq vëmendjen e Beshiktashit. Mesfushori shqiptar po kalon një formë të mirë me Lucernën dhe, sipas asaj që ka botuar gazeta zvicerane “Blick”, kjo ka bërë që klubi i njohur turk të tregojë interes.
Këtë kampionat futbollisti shqiptar ka shënuar 6 gola në 15 ndeshje të zhvilluara. Kontrata e Hykës me skuadrën e tij me skuadrën zvicerane është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.
Jahmir Hyka luan për Lucernën prej vitit 2011. Mesfushori shtatshkurtër është afruar përsëri në Kombëtare, pasi cilësohet si një element i vlefshëm nga trajneri Xhovani De Biazi.