FIFA / Zgjerimi i Botërorit, klubet e mëdha evropiane kundër Infantinos

Share Button

FIFA-Xhani-Infantino

AlbanianSport.com 16.12.2016 09:35

ASNN – Ka ardhur si një premtim për një revolucion në botën e futbollit, por duket se nuk do të jetë edhe aq e lehtë që të realizohet. Kjo sepse propozimi i presidentit të FIFA-s, Infantino, për zgjerimin e Botërorit, po has një qëndresë të fortë nga klubet evropiane të futbollit, të cilët e quajnë idenë të papranueshme. Kështu, klubet më të mëdha të Evropës kan ngritur ditët e fundit zërin e tyre, duke paraqitur kundërshtimin e tyre për propozimin e Xhani Infantinos që FIFA duhet ta zgjerojë numrin e përfaqësueseve pjesëmarrëse në fazën finale të Botërorit të 2026-ës.

Kreu i ri i organizmit që qeveris futbollin botëror i fitoi zgjedhjet për president të FIFA-s duke e patur këtë propozim si “kartën fituese” dhe e ka diskutuar idenë me konfederatat kontinentale. Dhe, sipas gjasave, ky propozim mund të miratohet nga Këshilli i FIFA-s në 10-ditëshin e parë të janarit, për t’ju përcjellë pastaj Kongresit në maj të vitit të ardhshëm. Por Shoqata e Klubeve të Evropës, që përfaqëson më tepër se 200 klubet më të mëdha të kontinentit të vjetër. Sipas një deklarate të kësaj shoqate, “numri i ndeshjeve që luhen gjatë gjithë vitit ka arritur një nivel të papranueshëm”.

Veçanërisht për futbollistët që luajnë edhe me skuadra përfaqësuese, – vijon deklarata. -Për këtë arsye, Shoqata e Klubeve të Evropës e kundërshton këtë nismë dhe ia ka bërë të qartë edhe Xhani Infantinos”. Ndërsa kreu i kësaj shoqate, Karl-Hainc Rumenige, i cili është edhe president i kampionëve të Gjermanisë, Bajernit të Mynihut, shtoi se “ne duhet të përqendrohemi sërish tek sporti. “Politika dhe komercializmi nuk duhet të jetë përparësia kryesore në futboll dhe, për të mirën e tifozëve dhe lojtarëve, ne i bëjmë thirrje FIFA-s të mos e rrisë numrin e e përfaqësueseve pjesëmarrëse në fazën finale të Botërorit të 2026-ës”, – përfundoi Rumenige.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh