Gjergj Vyshka 15.12.2016 07:05
Karposh Sokoli dje ka zhvlerësuar Pejën, ndërsa në Pallatin e Sportit “Boris Trajkovski” të Shkupit, teksa e ka mundur 82-75. 21-19 ka qenë pjesa e parë për maqedonasit, 24-22 e dyta po për vendësit dhe në pushim Karposhi ka kryesuar 45-41.
Peja është kujtuar të luajë në pjesën e tretë, të cilën e ka fituar 14-19 dhe ka kryesuar përkohësisht në 59-60.
E fundit është për Karposhin, të cilën e ka fituar 23-15 dhe në përfundim 82-75. Fitorja e tretë për Karposhin, po aq sa Tirana, duke pasur dhe 5 humbje e me pikëaverazhin më të mirë është në vendin e tretë.
Që do të thotë se ndeshja e 17 janarit 2017 mes tyre në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet duket se do të vendosë shumë gjëra, pa thënë dhe ndeshjet e prapambetura të Pejës.
Por, aktualisht, Tirana me 2 humbje radhazi është në vështirësi për objektivin e saj, kurse Karposh Sokoli zhvlerëson Pejën dhe është në lojë për kalimin në fazën çerekfinale të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj.
Liga Ballkanike (BIBL)
Basketboll – Meshkuj
Grupi B
Java e 8-të
(12-14 dhjetor 2016)
Të hënën:
Trepça Mitrovicë – MKK Feni Industries 70-45
Të martën:
Tirana – Sutjeska Nikshiq 56-79
Të mërkurën:
Karpos Sokoli – Peja 82-75
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Sutjeska Nikshiq 7 5 2 561-480 12
- MKK Feni Industries 7 4 3 516-475 11
- Karposh Sokoli 8 3 5 600-664 11
- Tirana 8 3 5 540-611 11
- Trepça Mitrovicë 7 3 4 484-507 10
- Peja 5 3 2 396-369 8