AlbanianSport.com 14.12.2016 20:05
ASNN – Në javën e 8-të të grupit A të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, Bashkimi i Prizrenit ka marrë fitoren e 4-t, pasi ka mposhtur Beroe Stara-Zagorën me rezultatin 83-66. Prizrenasit kanë vijuar kështu me paraqitje të mira në Ligën Ballkanike duke shënuar fitoren e katërt radhazi.
Dhe pas suksesit me bullgarët, Bashkimi i Prizrenit është në vendin e 3-të, me 10 pikë duke pasur një shans më shumë për të qenë në turin e dytë të Ligës Ballkanike. Ndërkohë SIGAL Prishtina ka pësuar humbjen e 3-të në Ligën Ballkanike, kësaj radhe nga KK Kumanovo, 86-68.
E kjo ishte humbja më e thellë për fituesit në fuqi të Ligës Ballkanike, ndërsa maqedonasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke mbyllur gjysmën e parë me vetëm një pikë epërsi 36-35. Vendësit ishin të pandalshëm në pjesën e dytë, ku i shkaktuan humbjen e 3-të prishtinasve, me rezultatin 86-68.
Sot është radha e Pejës për të qenë në parket përballë Karposh Sokolit për grupin B, kurse Trepça të hënën ka fituar në Mitrovicë me MKK Feni Industries, me shifrat 70-45.
Liga Ballkanike (BIBL)
Basketboll – Meshkuj
Grupi A
Java e 8-të
(13-15 dhjetor 2016)
Të martën:
Bashkimi Prizren – Beroe Stara-Zagora 83-66
Kumanovo 2009 – SIGAL Prishtina 86-68
Të mërkurën:
Kozhuvi – Teodo ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kumanovo 8 6 2 662-622 14
- Bashkimi Prizren 8 4 4 616-625 12
- Beroe Stara-Zagora 7 4 3 561-571 11
- Teodo 6 3 3 497-482 9
- Kozhuv 6 1 5 466-478 7
- SIGAL Prishtina 5 2 3 390-416 7