Gjergj Vyshka 14.12.2016 18:35
Në rregulloren e Ligës Ballkanike të Basketbollit, por dhe të gjitha veprimtarive ndërkombëtare të koshit, është që në fanellë në shpinë lojtari duhet të ketë dhe mbiemrin e tij.
Gjë për të cilën nuk mund të lejohet të luajë. Por dhe pse është kështu, Nr. 15 i Sutjeskës, Cvoroviç, ka luajtur pa mbiemrin në fanellë.
Gjyqtari Gilbert Hoxha, kandidat për ndërkombëtar, ka lajmëruar vëzhguesin e ndeshjes, shqiptarin Arben Kaçurri, që më pas ka thirrur njërin prej tyre.
Por dhe pse ka ndodhur kështu, Cvoroviç ka vijuar të luajë me fanellën pa mbiemrin në shpinë…