AlbanianSport.com 14.12.2016 17:50
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kthehen të shtunën në garat ndërkombëtare të xhudos.
Ato do të garojnë për klubin turk, Gallatasarajin, në “Ligën e Artë” (Golden League), që është veprimtaria më elitare evropiane e nivelit të skuadrave të xhudos.
Xhudistet më të mira kosovare paraqiten rregullisht në vitet e fundit për Gallatasarajin në dy gara gjatë muajit dhjetor, në bazë të një marrëveshjeje bashkëpunimi të klubit turk me klubin “Ippon” nga Peja.
Majlinda e Nora janë sportistet kryesore të Gallatasarajit, që në përbërje e ka edhe një xhudiste austriake.
Por, duke qenë se lejohen vetëm dy të huaja që të garojnë, gjasat që Gallatasaraji të fitojë titullin nuk vlerësohen edhe shumë të mëdha.