Gjergj Vyshka 14.12.2016 15:35
Bardheblutë e trajnerit Nikola Milatoviç kanë pësuar humbjen e dytë radhazi në Ligën Ballkanike, ndërsa dje në mbrëmje janë mundur 59-76 nga kryesuesit e grupit, malazezët e Sutjeskës së Nikshiqit. Me fillimin e ndeshjes, Sutjeska mbulon fort dhe kundërsulmon shpejt, aq sa amerikani Tomson me trepikëshat e tij, katër të tilla në ndeshje, shpejt ka vendosur dominimin e malazezëve.
Aq sa Milatoviç brenda pjesës së parë është detyruar të marrë dy pushime në disavantazhin 6-9 dhe 10-21. Por Tirana e ka të vështirë të ndryshojë marsh, pavarësisht lëvizjeve në formacion. 18-25 pjesa e parë, ndërsa bardheblutë nisin dhe të ngarkohen me personale. Madje ka dhe protesta nga amerikani Xhonson, që është ndëshkuar me gabim teknik nga gjyqtarët.
13-22 është pjesa e dytë për malazezët, të cilët në pushim kanë kryesuar 31-47. Në fillimin e pjesës së tretë janë zgjuar “Fanatiksat”, të cilët mbështesin Tiranën, por hera-herës ngacmojnë dhe malazezët. E kjo më tepër duket sikur ndihmon Sutjeskën, që ka fituar pjesën e tretë 14-16 dhe në total 45-63. Një e nga një nisin të dalin bardheblutë me nga 5 gabime personale.
Në fillim Xhonson, më pas Shima e më vonë Lasku, ndërsa dalja e tyre ka dhe një farë kaosi në vendimin e gjyqtarëve nëse ishte ndëshkuar Nr. 15 e Tiranës, apo Nr.11 e bardhebluve. Por të dy janë jashtë, ndërsa më pas nga Milatoviç janë në lojë dhe të rinjtë si Hysa, Pashaj e Durrësi, që nuk mund ta ndihmojnë skuadrën bardheblu. Madje malazezët “çajnë” koshin.
Fitojnë pjesën e fundit 11-16 dhe në përfundim 56-79 për Sutjeskën. Kështu, 5 humbje ka pësuar Tirana në Ligën Ballkanike, 3 në fushë të huaj (57-98 në Maqedoni me MKK Fenin, 61-77 në Mal të Zi me Sutjeskën, 74-78 në Maqedoni me Karposh Sokolin), dhe dy në fushën e vet, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet (63-72 me MKK Fenin dhe 56-79 me Sutjeskën).
Tirana – Sutjeska Nikshiq 56-79
(18-25, 13-22, 14-16, 11-16)
Tirana: Lasku (16), Shima (15), Hysenagolli (16), Rame, Xhonson (2) / Karaj (7), Gjyzeli, Hysa, Pashaj, Durrsi. Trajner: N. Milatoviç
Sutjeska: Xhejms (9), Xhokoviç (2), Durkoviç (15), Vujoviç (9), Tomas (17) / Goranoviç (2), Laliç (7), Boskoviç (9), Cvoroviç, Saviç (9). Trajner: M. Kovaç
Gjyqtarë: M. Tomov (Bullgari), I. Miliçeviç, D. Kralj (Bosnje-Hercegovinë)
Liga Ballkanike (BIBL)
Basketboll – Meshkuj
Grupi B
Java e 8-të
(12-14 dhjetor 2016)
Të hënën:
Trepça Mitrovicë – MKK Feni Industries 70-45
Të martën:
Tirana – Sutjeska Nikshiq 56-79
Të mërkurën:
Karpos Sokoli – Peja ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Sutjeska Nikshiq 7 5 2 561-480 12
- MKK Feni Industries 7 4 3 516-475 11
- Tirana 8 3 5 540-611 11
- Trepça Mitrovicë 7 3 4 484-507 10
- Karposh Sokoli 7 2 5 518-589 9
- Peja 4 3 1 321-287 7