Gjergj Vyshka 11.12.2016 16:15
Federata Shqiptare e Xhudos ka zhvilluar Turneun Mbarëkombëtar me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Malit të Zi dhe emigrantëve që ushtrojnë këtë sport nëpër Evropë.
Kjo ishte veprimtaria e 14-të Mbarëkombëtare, ndërsa në të kanë qenë të pranishëm dhe Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, si dhe përgjegjësi i sportit elitar në këtë drejtori Arjan Konomi.
Garat janë zhvilluar për paratërinj dhe të rritur dhe në përgjithësi kanë dominuar xhudistët e Kosovës, të cilët duhet thënë se, për hir të së vërtetës, kanë një traditë më të madhe sesa Shqipëria në këtë sport.
E kjo veprimtari, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, ky ka qenë përcaktues dhe për elementët e ekipeve kombëtare për veprimtaritë ndërkombëtare të 2017-ës.
Një kontribut në këtë aktivitet kanë dhënë gjyqtarët Shahin Berhami, Fatos Tabaku, Mustaf Cuki Veseli, Mevlud Arifi. E sakaq janë nderuar me “Mirënjohje” nga Federata Shqiptare e Xhudos, Fatos Tabaku, Arif Vrenozi, Frrok Vatja dhe Bardhyl Hodo.
Turneu Mbarëkombëtar i Xhudos 2016
Rezultatet teknike:
Paratërinj:
Pesha – 50 kg Enes Latifi (Kosova)
Pesha – 55 kg Vendim Racaj (Kosova)
Pesha – 60 kg Endrid Berisha (Kosova)
Pesha – 66 kg Arben Kullashi (Kosova)
Pesha – 73 kg Endrit Mustafa (Kosova)
Pesha – 81 kg Andrea Musta (Kosova)
Të rritura:
Pesha – 63 kg Arta Mërturi (Shqipëria)
Të rritur:
Pesha – 60 kg Sulltan Latifi (Kosova)
Pesha – 66 kg Korab Morina (Kosova)
Pesha – 73 kg Kushtrim Gashi (Kosova)
Pesha – 81 kg Akil Gjakova (Kosova)
Pesha – 90 kg Shpat Zekaj (Kosova)
Pesha – 100 kg Xhuljo Kaci (Shqipëri)
Pesha + 100 kg Erson Ramaj (Shqipëri)