AlbanianSport.com 11.12.2016 12:55
ASNN – Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për turin e 16-shes së Ligës së Kampioneve. Skuadrat e kualifikuara në përfundim të ndeshjeve në grupe, janë njohur tashmë me kundërshtarët.
Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhorxhio Marketi, dhe ish-futbollisti i Milanit dhe përfaqësueses së Holandës, Rud Gulit, kanë tërhequr goglat për të përcaktuar çiftet e skuadrave që do të vazhdojnë më tej konkurrimin në Ligën e Kampioneve.
Paris SG-Barcelona dhe Bajern i Mynihut-Arsenal janë dy përballjet që pritet të jenë më interesantet në këtë fazë të veprimtarisë më prestigjioze të futbollit të klubeve të kontinentit.
Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës, vendosi që Napoli i Elseid Hysajt të përballet me Real Madridin, ndoshta ekipi më i fortë në Ligën e Kampioneve këtë sezon. Juventus do të përballet me Porton që duket se do të jetë një kundërshtar i lehtë për italianët.
Ndërsa, Mançester Siti do të ndeshet me Monakon. Më poshtë janë çiftet e krijuara, të cilat do të luajnë në 14 dhe 15 shkurt 2017 ndeshjet e para të turit të 16-shes së Ligës së Kampioneve.
Liga e Kampioneve 2016
Shorti i turit të 16-shes:
Mançester Siti – Monako
Real i Madridit – Napoli
Benfika – Borusia Dortmund
Bajern Mynih – Arsenal
Porto – Juventus
Bajer Leverkusen – Atletiko e Madridit
Paris SG – Barcelona
Sevija – Leister Siti