AlbanianSport.com 11.12.2016 20:25
ASNN – Hap historik për hendbollin e femrave ne Shqipëri, i cili zhvilloi takimet e para zyrtare të Kampionatit të parë Kombëtar të Të Rejave. Në këtë eveniment, organizuar nga Federata e Hendbollit, morën pjesë katër ekipe nga e gjithë Shqipëria.
Skuadrat. që u prezantuan për herë të parë në veprimtari, ishin “Turgut Ozal”, Kombinati, “Vasil Kamami” dhe Cërriku. Siç dihet është risi e veçantë që për herë të parë zhvillohet kampionati kombëtar për të reja.
Ky minikampionat u fitua nga Cërriku, që bëri një paraqitje mjaft të mirë duke marrë dy fitore. Pas kampionatit trajneri i skuadrës cërrikase, Florian Dedja, është shprehur: “Jam shumë i kënaqur në radhë të parë për veprimtarinë, si dhe për fitoren e trefishtë.”
“Them kështu pasi, përveç dy fitoreve të thella, kemi përurimin e uniformave të reja të sponsorizuara nga Bashkia jonë, – ka vijuar ai. – Falënderoj shumë vajzat që dhanë maksimumin e tyre, si dhe fituan me meritë këtë eveniment tepër të bukur”.
Kampionati i parë Kombëtar
i Hendbollit – Të Reja
Rezultatet e ndeshjeve:
“Turgut Ozal” – Cërriku 1-12
Cërriku – “Vasil Kamami” 14-2
“Vasil Kamami” – Kombinati 5-3
“Turgut Ozal” – Kombinati 5-3