Dinamo do të nisë sezonin e saj të tretë në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe për trajnerin Dritan Mehmeti, përgatitja për sezonin e ri nuk ishte ajo e dëshiruara. Për trajnerin e 18-herë kampionëve të Shqipërisë, gjasat e Dinamos për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, nuk janë të mira. Dinamo e nis sezonin e ri të Kategorisë së Parë të shtunën, më 13 shtator, me vizitën që do t’i bëjë Luftëtarit në Gjirokastër.