AlbanianSport.com 11.12.2016 07:05
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, e ka luajtur dje ndeshjen e fundit të javës së saj të 8-të, atë që ishte edhe dueli më i fortë i këtij sezoni, ai midis Teutës dhe Tiranës.
Ndonëse ishte mundur bindshëm nga Tirana në finalen e Kupës së Shqipërisë në fundin e nëntorit, Teuta është rikthyer dje të marrë hak ndaj bardhebluve, duke i mundur ata me rezultatin e ngushtë, 76-73. Në fakt, ka qenë një ndeshje që është vendosur në 10-minutëshin e fundit të saj.
Pjesa e parë ka qenë e barazpeshuar, por ka shkuar për Tiranën, që e ka fituar me një pikë të vetme, 19-18. Bardheblutë e kanë fituar edhe të dytën, 22-16, duke kryesuar në pushimin e madh në shifrat 41-34. Por Teuta ka reaguar në pjesën e tretë, të cilën e ka fituar 22-20.
Durrsakët kanë shpërthyer në pjesën e 4-t, të cilën e kanë fituar me 8 pikë epërsi, 20-12, çka i ka mjaftuar për të përmbysur deficitin dhe për ta mundur Tiranën 76-73. Kjo ishte humbja e parë e Tiranës këtë sezon, por bardheblutë vijojnë të ruajnë kreun e renditjes, me 15 pikë, një më tepër sesa Teuta e vendit të dytë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 8-të
(8-10 dhjetor 2016)
Të enjten:
Kamza Basket – Flamurtari 98-65
Të premten:
Ardhmëria Basket – Vllaznia 52-60
Të shtunën:
Teuta – Tirana 76-73
Renditja
Nr Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Tirana 8 7 1 705-550 15
- Teuta 8 6 2 615-509 14
- Vllaznia 8 5 3 579-548 13
- Kamza Basket 8 4 4 634-621 12
- Ardhmëria Basket 8 2 6 516-505 10
- Flamurtari 8 0 8 410-727 9