Gjergj Vyshka 08.12.2016 20:25
Federata Shqiptare e Alpinizmit do të jetë e radhës që do të zhvillojë asamblenë zgjedhore, e cila do të mbahet në Pukë në ora 09:00, të premten e datës 17 dhjetor 2016. Në rendin e ditës, ndërsa asambleja zgjedhore është parë dhe si një analizë vjetore e Federatës, do të jetë përshëndetja e presidentit Jani Ziso, raporti i veprimtarive për vitin 2013-2016, raporti financiar për këtë periudhë, diskutime nga delegatët, ngritja e komisionit të votimit prej 3 anëtarësh, zgjedhjet për organet drejtuese dhe fjala e presidentit fitues.
14 klubet, që janë Shoqata “Dajti-Alpino Turistik”, Shoqata “AST Elbasani”, Shoqata “Alpino-Turistik Korabi”, Shoqata “Rrëshqitja Natyra” Tiranë, Shoqata “Alpino-Turistike Vlorë”, Tomori, “Besëlidhja Skaut Albania Turizmit dhe Alpinizmit Kastrioti”, Shoqata “Alpet Shqiptare”, Shoqata e “Bjeshkëtarëve dhe Alpinistëve” Tirana, Shoqata “Alpin Partizani”, Shoqata Alpinistike Tirana, Përmeti dhe Valbona, kanë bërë propozimet e tyre për president dhe anëtarë kryesie. Kështu për president do të jenë ballë për ballë Xhim Begeja dhe Jani Ziso.
Për anëtarë kryesie, kandidatë janë Ibrahim Haçka, Fluturim Guni, Përparim Laçi, Fisnik Muça, Servet Alikaj, Vullnet Zylyftari, Kujtim Onuzi, Hasan Duro. Ndërkohë nga Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Alpinizmit janë miratuar dhe delegatët me të drejtë vote, që janë Artur Guni, Fluturim Guni, Fisnik Muça, Hasan Duro, Kujdesi Haka, Kujtim Onuzi, Laze Rajtaj, Ibrahim Haçkaj, Përparim Laçi, Servet Alikaj, Spiro Muke, Vullnet Zylyftari. Kështu, Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Alpinizmit tashmë është gati për t’u zhvilluar.